
Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri Berat
18:00
18:00
18:00
18:00
18:00
18:00
18:00
Êtes-vous le propriétaire de cette entreprise?
Suggérer une modification
Musée
Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri Berat
DÉTAILS
Katedralja “fjetja e... ... (Zone)
Katedralja “Fjetja e Shën Mërisë” gjendet në lagjen e Kalasë së Beratit, e ndërfutur midis banesave të shumta. E përfshirë dikur në kompleksin e Mitropolisë dhe e rindërtuar në vitin 1797, kjo kishë është një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës pasbizantine në qytet. Në ambientet e katedrales ndodhet muzeu ikonografik kombëtar “Onufri”, si një ftesë për të ndjekur të kuqen e kryemjeshtrit të pikturës shqiptare. Në muze ekspozohen 200 ikona dhe objekte liturgjike, në mesin e të cilave pikaset gjithashtu talenti i piktorëve si David Selenica apo Konstandin Shpataraku. Të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit, këto vepra të shekullit XIV-XX dekorojnë muret e katedrales duke mbartur vlera të paçmueshme për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Ikonostas (Point)
Autori: Stefan Barka Periudha: Viti 1807 Teknika: Gdhendje me dru Dimensionet: Lartësia 6.7 m, Gjerësia 11.5 m Ikonostasi i Katedrales është gdhendur në dru dhe i praruar në ar dhe klasifikohet si një nga realizimet më të mira të mjeshtrave shqiptarë të drugdhëndjes. Ai është kompozuar si fasadë arkitektonike në gjithë hapësirën tri nefëshe të interierit. Ka tre porta (porta qendrore dhe dy anësoret). Në brendësi të brezave të tij inkorporohen dy rradhë ikonash, 12 ikonat e mëdha (mbretërore) dhe 27 ikonat e vogla të festave. Mbi kurorën e ikonostasit dominon kryqi i madh në qendër shoqëruar horizontalisht nga 10 shqiponja me krahë të hapur, nga sqepi i të cilave varen kandile liturgjikë argjendi.
Froni i dhespotit (Point)
Periudha: Shekulli i XIX Teknika: Gdhendje në dru Dimensionet: Lartësia 380 cm, Gjerësia 85 cm x 60 cm Froni Mbretëror ose Kryeprifëror u vendos në kishë që në fillim të periudhës Bizantine, kohë në të cilën arkitektura kristian orthodhokse mori një formë të plotë. Ai dekorohet nga ikona e Jezu Krishtit për të kujtuar gjithmonë Kryepriftin e Madh dhe Zotin e Krijesës. Nën fron shpeshherë gdhenden dy luanë që simbolizojnë fuqinë bizantine, ose të Dhespotit. Mbi të vendoset një kupolë, e cila simbolizon Mbretërinë e Perëndisë si dhe përkujdesjen hyjnore që Peshkopët kanë.
amvon (Point)
Autori: Naum Ngjela, Nga Lavdari i Oparit, Korçë Periudha: 30 Qershor, 1849 Teknika: Gdhendje në dru Lartësia: 5 m, Perimetri 3 m Amvoni, është një podium i hershëm në kishat kristiane, në të cilën ngjitet dhjakoni për të lexuar Ungjillin dhe të predikojë fjalën e Perëndisë. Gjendet zakonisht i ngritur dhe i mbështetur pas një kolone. Është një nga pjesët më të larta brenda Kishës, e cila simbolizon që fjalët dhe dekretet të cilat shpallen nga atje, burojnë dhe frymëzohen nga Perëndia. Mbishkrimi i datimit të realizimit gjendet i gdhendur, rreth pjesës së poshtme të amvonit.
Lipsanet e shenjtorë... ... (Point)
Sipas traditës shekullore të Kishës kristiane dhe fondeve historike që disponojmë, brenda arkës së drunjtë, konservohen eshtrat e dy Shenjtorëve Gorazdi dhe Angjellari (dishepuj të shenjtorëve Metodi dhe Kirili), të cilët mendohet të kenë kryer misionin e tyre në Shqipëri në kohën e pushtimeve bullgare (shek IX-X) pas Krishtit. Lipsanet e tyre sipas gojëdhënave janë transferuar nga Manastiri i “Shën Mërisë” së Ballshit (Gllavenicës) gjatë pushtimeve osmane në Mitropolinë e Beratit, në Manastirin e “Shën Gjergjit” në Mbreshtan në fillim dhe më vonë në Katedralen “Fjetja e Shën Marisë” ku konservohen edhe sot.
Mbulesa e altarit (b... ... (Point)
Periudha: Shekulli i XIX Teknika: Gdhendje në dru Dimensionet: Lartësia 420 cm, Gjerësia 150 cm Mbulesa e Altarit ose Baldakini është një kupolë druri e gdhendur me mjeshtëri në shekullin e XIX. Ajo mbështetet mbi katër kolona të gdhendura që simbolizojnë katër ungjillorët dhe përfundon me paraqitjen e kryqit në majë. Kjo kupolë (mbulesë) në kishat orthodokse ndryshe quhet Kuvukli dhe simbolizon qiellin e gjerë të krijuar nga Perëndia për njerëzimin.
Shën maria (eleusa) (Point)
Shekulli: XVII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, Kala, Berat.
Dyzetë martirët (Point)
Shekulli: XVII-XVIII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është gjetur në Katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, Kala, Berat.
Rrethimi i kostandin... ... (Point)
Autori: Anonim Titulli: Rrethimi i Kostandinopolit Shekulli: XVII (?) Teknika: Tempera mbi panel druri
Shën maria (përkëdhe... ... (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Maria (përkëdhelëse) Shekulli: XVII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Spiridhonit”, Goricë, Berat
Shën harallambi (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Harallambi Shekulli: XVIII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është gjetur në Katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, Kala, Berat.
Shën maria (eleusa) (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Maria (Eleusa) Shekulli: XVII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona i është blerë familjes Dyshniku në Berat
Shën teodori (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Teodori Shekulli: XVII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, Perondi, Berat
Ungjillëzimi (Point)
Autori: Anonim Titulli: Ungjillëzimi Shekulli: XVI-XVII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Kostandinit dhe Helenës”, Kala, Berat
Shën kostandini dhe... ... (Point)
Autori: David Selenica Titulli: Shën Kostandini dhe Helena Shekulli: XVIII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, Voskopojë, Korçë
Lindja e shën marisë... ... (Point)
Autori: Anonim Titulli: Lindja e Shën Marisë Shekulli: XVIII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, Perondi, Berat
Shën nikolla me sken... ... (Point)
Autori: Joan Çetiri Titulli: Shën Nikolla me skena nga jeta Shekulli: 1813 Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, Toshkëz, Lushnje
Ungjillëzimi me sh.... ... (Point)
Autori: Anonim Titulli: Ungjillëzimi me Sh. Gjergjin dhe Sh. Mitrin Shekulli: 1777 Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Lindja e Shën Marisë”, Vokopolë, Berat
Deisis (Point)
Autori: Onufri Titulli: Deisis Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Ungjillëzimit”, Kala, Berat
Ungjillëzimi (Point)
Autori: Shkolla e Onufrit Titulli: Ungjillëzimi Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Ungjillëzimit”, Kala, Berat
Shën johan pagëzori (Point)
Autori: Onufri Titulli: Shën Johan Pagëzori Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Ungjillëzimit”, Kala, Berat
Prezantimi i krishti... ... (Point)
Autori: Onufri Titulli: Prezantimi i Krishtit në Tempull Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Triadhës” në Kalanë e Beratit
Shën kozmai dhe dami... ... (Point)
Autori: Shkolla e Onufrit Titulli: Shën Kozmai dhe Damiani Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Johan Theologut”, Kala, Berat
Pjesë ikonostasi me... ... (Point)
Autori: Onufri Titulli: Pjesë ikonostasi me katër skena Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Gjergjit”, Kala, Berat
Krishti pantokrator... ... (Point)
Autori: Anonim Titulli: Krishti Pantokrator ( i gjithëpushtetshëm) Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është gjetur në Katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, Kala, Berat
Krishti pantokrator (Point)
Autori: Gjergj & Johan Çetiri Titulli: Krishti Pantokrator Shekulli: XVIII-XIX Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Thanasit”, Karavasta, Lushnje
Shën mëhilli (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Mëhilli Shekulli: XVII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është gjetur në katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, Kala, Berat
Kostandin shpataraku... ... (Point)
Autori: Kostandin Shpataraku Titulli: Shën Dhimitri Shekulli: XVIII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Profet Elias” në lagjen Përrua (Berat)
Petrail (shall litur... ... (Point)
Autori: Anonim Titulli: Petrail (Shall Liturgjik) Shekulli: XVIII Teknika: Kadife e qendisur me fije ari
eksapterga (Point)
Autori: Stergji Dhimitër Goga Titulli: Eksapterga Shekulli: 1860 Teknika: Inçizim dhe rrahje
Kapak ungjilli (Point)
Autori: Anonim Titulli: Kapak Ungjilli Shekulli: 1755 Teknika: Inçizim dhe rrahje
Shën mëria me krisht... ... (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Mëria me Krishtin (Odigitria) Shekulli: XIV-XVII Teknika: Tempera mbi dru dhe mbulesë argjendi Ikona është gjetur në katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, në Kala, Berat
Lindja e krishtit (Point)
Autori: Nikolla, biri i Onufrit Titulli: Lindja e Krishtit Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është gjetur në katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, në Kala, Berat
Krishti pantokrator... ... (Point)
Autori: Nikolla Titulli: Krishti Pantokrator (i gjithëpushtetshëm) Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga Kisha e "Shën Mitrit", Kala, Berat
Shën johan pagëzori (Point)
Autori: Nikolla Titulli: Shën Johan Pagëzori Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga Kisha e "Shën Mitrit", Kala, Berat
Shën maria me krisht... ... (Point)
Autori: Nikolla Titulli: Shën Maria me Krishtin Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është gjetur në Katedralen "Fjetja e Shën Marisë", Kala, Berat
Deizis (Point)
Autori: Anonim Titulli: Deizis Shekulli: XVI - XVII Teknika: Tempera në dru Ikona është marrë nga Kisha e "Shën Mëri Vllahernës", Kala, Berat
Shën mëhilli (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Mëhilli Shekulli: XVI - XVII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga Kisha e "Shën Kollit", Perondi, Berat
Krishti pantokrator (Point)
Autori: Onufër Qiprioti Titulli: Krishti Pantokrator Shekulli: XVI - XVII Teknika: Tempera në dru Ikona është marrë nga Kisha e "Shën Gjergjit", Kala, Berat
Shën nikolla (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Nikolla Shekulli: XVI - XVII Teknika: Tempera në dru Ikona është marrë nga Kisha "Shën Kollit", Kala, Berat
Shën dhimitri (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Dhimitri Shekulli: XVI - XVII Teknika: Tempera në dru Ikona është marrë nga Kisha e "Ungjillëzimit", Kala, Berat
Shën nikolla me sken... ... (Point)
Autori: Onufër Qiprioti Titulli: Shën Nikolla me skena nga jeta Viti: 1591 Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga Kisha e "Shën Kollit", Kala, Berat
Urna lipsanesh (Point)
Autori: Anonim Titulli:Urna Lipsanesh Viti: 1823 Materiali: Argjend Teknika: Me rrahje dhe inçizim Ky objekt ka qënë pjesë e fondit të DRKK-Berat
Lindja e shën marisë... ... (Point)
Autori: Anonim Titulli:Lindja e Shën Marisë Viti: 1777 Teknika: Tempera në dru Ikona është marrë nga Kisha "Lindja e Shën Marisë", Vokopolë, Berat
Shën thanasi (Point)
Autori: Anonim Titulli: Shën Thanasi Viti: Fillimi i XIX Teknika: Tempera në dru Ikona është gjetur në Kishën e "Shën Kollit", Krutje e sipërme, Lushnje
Ikonë (arke ofertash... ... (Point)
Autori: Gjergj dhe Ndin Çetiri (Katro) Emërtimi: Ikonë (Arke Ofertash) Titulli: Apokalipsi (Gjykimi fundit) Viti: 1846 Teknika: Tempera në dru
Johan pagëzori (Point)
Autori: Anonim Titulli: Johan Pagëzori Viti: XVII-XVIII Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga Kisha e "Shën Nikollës", Sinjë, Berat
Ungjill (Point)
Autori: Anonim Titulli: Ungjill Shekulli: 1761 Teknika: Ar, Argjend, Kadife Jeshile & Letër
Ungjill (Point)
Autori: Anonim Titulli: Ungjill Shekulli: 1857 Teknika: Argjend, Kadife Jeshile & Letër
Joan pagëzori (Point)
Autori: Gjergj & Joan Çetiri Titulli: Joan Pagëzori Viti: XVIII-XIX Teknika: Tempera në dru Ikona është marrë nga kisha e “Shën Thanasit”, Karavasta, Lushnje
Pjatë liturgjike (Point)
Autori: Anonim Emërtimi: Pjatë liturgjike Titulli: Mëkati i Evës dhe Adamit Shekulli: XVIII-XIX Teknika: Derdhje dhe Inçizim
Teodor tironi dhe te... ... (Point)
Autori: Onufri Titulli: Teodor Tironi dhe Teodor Stratilati Shekulli: XVI Teknika: Tempera mbi panel druri Ikona është marrë nga kisha e “Shën Todrit”, në Kala, Berat


Plus de visites à proximité
Kisha e Shën Mari Vllahernes
Kisha e Shën Kollit
Ethnographic Museum
Holy Trinity Church
Kisha e Kostandinit dhe Elenes
St. Theodore's Church, Berat
Berat Castle