Halveti Tekke, Berat Berat

DIM.
LUN.
MAR.
MER.
JEU.
VEN.
SAM.

Êtes-vous le propriétaire de cette entreprise?
Suggérer une modification

Articles Religieux

flag SQflag EN
0 Commentaires

Halveti Tekke, Berat Berat

DÉTAILS

  • Teqeja e helvetive (Zone)

    Teqeja e Helvetive është një monument i rrallë i trashëgimisë historike e kulturore, me vlera arkitekturore dhe artistike të papërsëritshme në qytetin e Beratit. Jo më kot është cilësuar si një nga teqetë më të bukura në Ballkan. Teqeja e Helvetive bën pjesë në një kompleks fetaro-social, ku përfshihet Xhamia Mbret, Konakët e Dervishëve dhe Teqeja e Sheh Qerimit. Daton prej shekullit të XV-të dhe e rindërtuar gjatë sundimit të Ahmet Kurt Pashës, në gjysmën e dytë të shekullit XVIII. Dedikimi poetik i gdhendur mbi portën hyrëse të monumentit, i kushtohet pikërisht Ahmet Kurt Pashës

  • Salla e lutjeve (Zone)

    Padyshim një ndërtesë e kompozuar me mjeshtëri të lartë; me një sallë lutjesh në qendër, me një mafil në formën e një ballkoni në anën lindore e veriore, me mauzoleun e pashait dhe të birit të tij në anën jugore, si dhe me një portik të hijshëm në anën perëndimore. Salla e lutjeve ngrihet më tepër se ambientet tjera, duke e bërë ndërtesën të duket më madhështore. Edhe portiku paraqitet i ngritur nga toka mbi një bazament për t’iu përshtatur relievit. Ai përbëhet nga 6 harqe dhe ngrihet mbi 5 kolona guri monolite dhe, së bashku me dhomën e varrit, janë ambiente që duhet të jenë ndërtuar gjatë fazës së rindërtimit të teqesë nga Kurt Pasha në vitin 1782.

  • Tavani (Point)

    Tavani i brendshëm i sallë së lutjes është mjaft i pasur. Në të spikat puna me dru të gdhendur dhe dekorimi me mbishkrime e piktura të vlerësuara si më të bukurat e kohës

  • Mafili (Zone)

    Piktura dhe mbishkrime ka edhe në pjesën e mafil – ballkonit, ku vendoseshin muzikantët që shoqëronin ceremonitë fetare.