St. Demetrius' Church, Berat Berat

bashkiaberat.gov.al/

DIM.
LUN.
MAR.
MER.
JEU.
VEN.
SAM.

Êtes-vous le propriétaire de cette entreprise?
Suggérer une modification

Église

flag SQflag EN
0 Commentaires

St. Demetrius' Church, Berat Berat

DÉTAILS

  • Kisha e shën mitrit... ... (Zone)

    Kisha e Shën Mitrit ndodhet në pjesën lindore të kalasë, midis shtëpive të banuara, dhe futet në tipin e kapelave të thjeshta pasbizantine. Eshtë rindërtuar mbi mbetjet e një faltoreje më të vjetër, në kapërcyellin e shekullit XVI-XVII. Kisha rrethohet nga një hajat i ndërtuar vonë dhe përbëhet nga naosi dhe kthina e altarit. Hyrja për në sallën qendrore të kishës realizohet nëpërmjet tre dyerve, dy respektivisht në anën jugore dhe veriore dhe, kryesorja, në anën perëndimore. Kjo e fundit është ende një derë me dru origjinal nga faza e parë e ndërtimit. Mbi hyrjen jugore nga brenda, ruhet ende mbishkrimi që daton ndërtimin e afreskut në vitin 1607. 

  • Naosi (Zone)

    Brendësia e naosit mbulohet në një pjesë të tij me afreske me motive biblike, me skena në përmasa që u përshtaten dimensioneve të kishës. Me afresk është veshur edhe pjesa e jashtme e ambientit perëndimor. Ambienti është i shtruar me pllaka guri – gëlqeror dhe shtufi, të vendosur në mënyrë të çrregullt, dhe ndriçimi i sallës realizohet nëpërmjet një frëngjie të vogël në murin e absidës dhe nga një baxha e hapur në çati.