Quiet Lake

DIM.
16:45
16:45
LUN.
16:45
16:45
MAR.
16:45
16:45
MER.
16:45
16:45
JEU.
16:45
16:45
VEN.
16:45
16:45
SAM.
16:45
16:45

Êtes-vous le propriétaire de cette entreprise?
Suggérer une modification

Secteur immobilièr

flag SQ
0 Commentaires

Quiet Lake

DÉTAILS

  • Rreth nesh (Zone)

    Rezidenca e Vilave dhe Apartamenteve luksoze "Quiet Lake", ndodhet pranë Liqenit të Farkës në Tiranë. Kjo Rezidencë përbëhet nga 16 Vila dhe 16 Apartamente dhe aktualisht është i vetmi i ndërtuar në këtë zonë (nuk jepen leje për ndërtim rezidencial), me kufi direkt Liqenin e Farkës. Specifikisht për këto lloj karakteristikash "Quiet Lake" identifikohet si një Rezidencë luksoze dhe elitare, padyshim nga më të bukurat dhe më të vecantat në Tiranë.

  • Vila elitare (Point)

    Vila Elitare, është më e madhja për nga sipërfaqja dhe më elitare se cdo vilë tjetër, është e pozicionuar në rreshtin e parë të ndërtimeve dhe ka lidhjen më të afërt  me Liqenin e Farkës. Vila Elitare (G) ka një sipërfaqe në total prej 551.1 m² me 3 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë. Në katin përdhe përbëhet nga ambjenti i ditës, kuzhina dhe një dhomë pritje për miqtë. Kati i parë përbëhet nga 3 dhoma gjumi dhe një verandë e madhe në katin e dytë, plus papafingo vetëm për dhomën matrimoniale të ciftit, (në total janë 4 dhoma gjumi). Vila Elitare ka një sipërfaqe trualli që varion nga 750 - 880 m².

  • Info vila individual... ... (Point)

    Vila Individuale (A), është më e vogël në krahësim me Vilën Elitare, por ama ka të njëjtën privatësi dhe është e vendosur në rreshtin e dytë, direkt pas Vilave Elitare. Vila Individuale (A), zotëron një sipërfaqe në total 302 m². Vila ka ambientin e ditës së bashku me kuzhinën (open-plan), si dhe një dhomë gjumi në katin përdhe, dhe 2 dhoma gjumi në katin e parë, plus papafingon në dhomën matrmoniale të ciftit (në total janë 3 dhoma gjumi). Vila Individuale (A) zotëron një sipërfaqe trualli nga 320-440 m².

  • Info vila individual... ... (Point)

    Vila Individuale, (B) është më e vogël në krahësim me Vilën Elitare, por ka të njëjtën privatësi dhe ndodhet në rreshtin e dytë dhe te tretë, direkt pas vilave A. Vila individuale (B) ka një sipërfaqe në total 360 m², ambientin e ditës së bashku me kuzhinën (open plan), si dhe një dhomë gjumi në katin përdhe, 2 dhoma gjumi në katin e parë, plus papafingo me 2 dhoma gjumi për dhomën matrimoniale të ciftit (ne total janë 4 dhoma gjumi). Vila Individuale (B), ka një sipërfaqe trualli që varion nga 300-400 m².

  • Info apartamenti (Point)

    Apartamentet ndodhen në godina 3 katëshe, me organizim të brendshëm të tyre në 2+1 dhe në 3+1 me pamje nga Liqeni (ballkon ose verandë). Banorët e apartamenteve kanë mundësinë për të patur edhe garazhe në katin -1 si dhe në katin -2. Rezidenca e Vilave dhe Apartamenteve "Quiet Lake" do të ketë gjithashtu edhe një shëtitore e cila është aktualisht e realizuar.